Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTRrëfimi 360 gradë i presidentit të FSHF, Armand Duka

Rrëfimi 360 gradë i presidentit të FSHF, Armand Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë së fundmi një intervistë për fshf.org, ku ka analizuar disa tema mjaft të rëndësishme, duke nisur me Kombëtaren A, ekipin Shpresa, ekipet kombëtare të moshave, kampionatin ‘Abissnet Superiore’ dhe Kategoria e Parë, kampionati i moshave, projekti ‘100 Fushat’ dhe projekti ‘Uniforma Ime’, e drejta televizive dhe planet e së ardhmes. Fillimisht kreu i qeverisë së futbollit shqiptar u ndal te suksesi i dyfishtë i Shqipërisë ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, dy ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Presidenti Duka u shpreh se skuadra ka bërë vetëm detyrën në këto dy ndeshje, ndërsa nënvizon se dy takimet deçizive të Shqipërisë janë në muajin shtator, kundër Çekisë e Polonisë. Ndër të tjera, Presidenti i FSHF-së komentoi edhe ekipin kombëtar U-21, ku shprehet shumë optimist për lojtarët e kësaj skuadre, ndërsa nënvizon se Kombëtarja e drejtuar nga Alban Bushi i ka të gjitha mundësitë për t’u kualifikuar në Europian. Presidenti Duka shpjegoi edhe arsyen e ri-organizimit të ekipeve kombëtare të moshave, me trajnerin Ervin Bulku që tashmë drejton Kombëtaren U-19, ndërsa Ardi Behari, në krye të Shqipërisë U-17. Numri një i FSHF-së jep një mesazh edhe për ekipet shqiptare që nisin nesër rrugëtimin në Kupat e Europës, ndërsa komenton edhe rikthimin e Skënderbeut dhe Dinamos në kampionatin ‘Abissnet Superiore’ si edhe garën e fortë që pritet këtë sezon në kampionatin e Kategorisë së Parë. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments