Cristiano Renaldo e ka mohuar lajmin se ai ka pranuar t’i bashkohet klubit ”Al Nasr” pas aventurës së tij me Portugalinë në kampionatin botëror. Ronaldo mbeti pa një klub pas prishjes së kontratës me ”Manchester United”, muajin e kaluar, dhe gazetarët pretenduan se ai kishte pranuar të luante në Arabinë Saudite. Sugjerimet për një ofertë të mirë nga klubi saudit u shfaqën javën e kaluar, me Ronaldon që thuhej se do të fitonte mbi 100 milionë dollarë në vit. Megjithatë, 37-vjeçari deklaroi se raportimet se ai ka nënshkruar një marrveshje me ”Al Nassr” janë të rreme. Pesë herë fituesi i Topit të Artë mund ta ketë të vështirë për të gjetur një klub të nivelit të lartë në Evropë, duke parë rënien e tij relative përpara kohëve të fundit, krahasuar me vitet e tij të pikut në ”Real Madrid” dhe pagën e madhe që ai pritet të kërkojë. https://ata.gov.al/2022/12/07/ronaldo-mohon-marreveshjen-me-al-nassr/