Rojat bregdetare, stafi shëndetësor në Qendrat Shëndetësore verore, të cilat janë pranë plazheve, por edhe punonjësit e policisë në çdo moment që do të ketë nevojë për një ndërhyrje të shpejtë, sigurojnë që i gjithë zinxhiri dhe gjitha hallkat institucionale të funksionojë në mënyrë të plotë. Përgjatë vijës bregdetare në Durrës janë vendosur 5 stenda me pajisje shpëtimi pranë plazheve, ku dhe fluksi i pushuesve është më i lartë, të cilat mund të përdoren nga kushdo në rast nevoje. Pajisja përfshin komerdare shpëtimi, një sistem elektronik kontrolli dhe sinjalizim zanor që njofton shërbimet e urgjencës apo edhe pushuesit duke tërhequr vëmendjen në rast rreziku për jetën e një personi në det.
Rojat bregdetare në Qendrat Shëndetësore verore
RELATED ARTICLES