Saturday, April 12, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERobert Elsie, eksperti gjerman i folklorit shqiptar që prehet në Theth

Robert Elsie, eksperti gjerman i folklorit shqiptar që prehet në Theth

Më 2 tetor 2017, ndërroi jetë albanologu Robert Elsie. Studiuesi gjerman me origjinë kanadeze rrëmoi në gurrën popullore shqiptare, duke nxjerrë në pah, faqe botës, tiparet dalluese të kombit në rrjedhë të shekujve. Në përmbushje të amanetit të tij të fundit, Robert Elsie u varros në mes të Alpeve të Shqipërisë, në fshatin turistik të Thethit, të cilit i kushtoi edhe një nga librat e tij të shumtë, duke dëshmuar për herë të fundit lidhjen e tij me Shqipërinë dhe shqiptarët. Vepra e konsiderueshme që la pas përbën një pasuri ndërdisiplinore, që përfshin trashëgiminë shpirtërore, kulturore, historike dhe gjuhësore të popullit shqiptar. Publikimet më të rëndësishme të Elsie-së në mesin e veprimtarisë së tij të gjerë kërkimore dhe shkencore janë studime mbi etnografinë, etnologjinë, antropologjinë, filologjinë e tekstit, historinë e shkrimeve, gjuhësinë, etnokulturën, letërsinë gojore dhe të shkruar, besimet, kultin dhe shkrimet e shenjta. Mes tyre veçojmë: “Migjeni, Freie Verse”, një përkthim gjermanisht i veprës së poetit të mjerimit, Migjenit; “Anthology of modern Albanian poetry” (1993), një antologji e letërsisë bashkëkohore shqiptare; “History of Albanian literature” (1995, 1997, 2001), histori e letërsisë shqiptare; “Der Kanun” (2001), një përkthim i Kanunit; “Historical Dictionary of Albania” (2004, 2010), fjalor historik për Shqipërinë; “Historical Dictionary of Kosova” (2004, 2011), fjalor historik i Kosovës; “Albanian literature: a short history” (2005, 2006), histori e shkurtër e letërsisë shqipe dhe “Fjalori historik i Shqipërisë” (2011). Elsie qe anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë në hulumtimin e vlerave kombëtare, i janë akorduar titujt e nderit “Medalja e Mirënjohjes” (2013) dhe Medaljen e Artë “Lidhja e Prizrenit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ