Aktori, regjisori dhe producenti amerikan, Robert De Niro ka shprehur “dashuri dhe mbështetje” për vajzën e tij Airyn pasi ajo doli hapur si transgjinore.

Vajza e aktorit, dy herë fitues i çmimit “Oscar” duke folur për tranzicionin e vajzës së tij -tha se ajo po hynte në këtë identitet të ri – ndërsa ishte gjithashtu më krenare për trashëgiminë e saj me ngjyrë.

“E dua dhe e mbështes Aaron si djalin tim, dhe tani e dua dhe e mbështes Airyn si vajzën time. Nuk e di se ku është problemi … I dua të gjithë fëmijët e mi”, tha De Niro, 81 vjeç.

“Jam mirënjohëse që të dy prindërit e mi ranë dakord të më mbanin larg vëmendjes. Ata më kanë thënë se donin që unë të kisha një fëmijëri sa më normale të ishte e mundur”, tha Airyn duke falënderuar De Niron dhe nënën e saj, modelen, Toukie Smith.

Në vitin 2023, De Niro, i njohur në filma si “The Godfather” dhe “Killers Of The Flower Moon”, u bë baba për herë të shtatë.

Ai është babai i Drena dhe Raphael, me bashkëshorten e tij të parë Diahnne Abbott, i binjakëve Julian dhe Airyn me ish-të dashurën Smith, i Elliot dhe Helen me ish-bashkëshorten Grace Hightower, dhe i Gia, me partneren e tij aktuale Tiffany Chen.

Çështjet transgjinore kanë qenë në krye të debateve politike si në SHBA ashtu edhe në Britaninë e Madhe.