Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEARSIM ”Rizz” fjala angleze e vitit 2023

 ”Rizz” fjala angleze e vitit 2023

Botuesi i fjalorit të famshëm anglez të Oksfordit ka caktuar termin zhargon “rizz” si fjalën e vitit 2023, sinonim i sharmit apo suksesit në artin e joshjes, i cili u shfaq në rrjetet sociale dhe u popullarizua veçanërisht nga aktori Tom Holland. Ndoshta, kjo fjalë rrjedh si një version i shkurtuar i fjalës karizëm, pasi “rizz” do të thotë “stil, sharm, joshje dhe aftësia për të tërhequr një partner romantik ose seksual”, sipas Oxford University Press. Termi, i përdorur tani edhe në gjuhë të tjera, u shfaq në rrjetet sociale në vitin 2022, i popullarizuar veçanërisht nga transmetuesi amerikan Kai Cenat me miliona abonentë në platformat YouTube dhe Twitch. Përdorimi i tij ka shpërthyer që nga qershori i kaluar, pasi aktori 27-vjeçar Tom Holland, ylli i Spider-Man, e përdori atë në një intervistë për faqen ”Buzzfeed”. “Unë nuk kam fare rizz”, tha ai. Fjala “rizz” u zgjodh ”si një shembull interesant se si krijohet, formohet dhe ndahet gjuha brenda komuniteteve të caktuara, përpara se të përhapet më gjerësisht”, sqaron institucioni.

”Ajo evokon mënyrën se si gjeneratat e reja krijojnë hapësira”, shton ai. Për të përcaktuar fjalën e tij të vitit, institucioni fillimisht krijoi një listë me tetë fjalë finaliste, duke përfshirë “swiftie” (fans i këngëtares amerikane Taylor Swift) ose “prompt” (term që përcakton një udhëzim të dhënë për një program të inteligjencës artificiale). Më pas publiku u thirr për të votuar, përpara se ekspertët të vendosnin mes katër fjalëve që dolën në krye të këtij sondazhi gjigant. Në vitin 2021, Oksfordi zgjodhi fjalën “vax”, pasi në vitin 2020, një vit i jashtëzakonshëm i shënuar veçanërisht nga pandemia Covid-19, vendosi të zgjidhte disa fjalë, përfshirë “koronavirus” dhe “izolim”. Në vitin 2019, ai zgjodhi “urgjencën klimatike”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments