Ajo e zgjodhi ”Ritz”-in për privatësinë, elegancën dhe afërsinë me butikun e saj në ”31 Rue Cambon”, duke e kthyer hotelin në një pjesë të pandashme të jetës dhe krijimtarisë së saj.
Suita ku Chanel jetoi pasqyronte stilin e saj karakteristik, me tone neutrale, ekrane të lakuara, libra dhe mobilie të rafinuara.
Sot, ”Ritz Paris” vijon ta nderojë trashëgiminë e saj përmes suitës ”Coco Chanel”, e frymëzuar nga dekori origjinal i stilistes.
Hoteli ”Ritz Paris” mbetet një simbol i luksit parizian dhe një dëshmi e lidhjes së ngushtë mes historisë së modës dhe qytetit të dritave, duke reflektuar ndikimin e Coco Chanel në formësimin e modës moderne





