Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRishikim çmimeve të referencës në bregdet

Rishikim çmimeve të referencës në bregdet

Nga data 1 janar ka nisur zbatimin ligji i ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ky ligj është plotësuar tashmë me të gjitha aktet e nevojshme nënligjore që mundësojnë zbatimin e plotë të tij. Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete bëri të ditur sot në një konferencë për shtyp mbi zhvillimet e ekonomisë në vitin që lamë pas dhe pritshmëritë për 2024-ën se ligji modernizon sistemin e taksimit të të ardhurave në vend dhe vendos më tepër drejtësi në taksimin e kategorive të të ardhurave. Në këtë drejtim, ai informoi se çmimet e referencës në bregdet do të rishikohen gjatë këtij viti dhe se do të ketë ndarje zonash të caktuara, që do të reflektojnë rritjen e çmimeve në këto zona. “Në kuadër të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” është hartuar edhe udhëzimi i ri, lidhur me taksimin e kalimit të pronësisë, ku kemi gjetur me vend të vendosim një rregull të ri, në bazë të të cilit çmimet e referencës do të amortizohen me 1% në vit në varësi të moshës së ndërtesës. Gjatë këtij viti do të ketë një rishikim të çmimeve të referencës edhe në bregdet, me ndarje zonash të caktuara, që do të reflektojnë rritjen e çmimeve në këto zona”, deklaroi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments