Aksioni synon jo vetëm mbjelljen e pemëve të reja, por edhe sensibilizimin e komunitetit mbi rëndësinë e gjelbërimit, mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e qyteteve të qëndrueshme.
Liqeni i Dushkut, një nga perlat e kurorës së gjelbër të Gramshit, po bëhet gradualisht një qendër e gjelbër dhe rekreative për banorët, duke ofruar hapësira natyrore për pushim dhe aktivitete familjare.
Bashkia e Gramshit dhe Ministria e Mbrojtjes bëjnë thirrje për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në nisma të tilla, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të ripërtërirë natyrën dhe për të promovuar një kulturë të gjelbër në të gjithë vendin





