Reparti i Xhenios ka përfunduar punimet për riparimin e urës së Mnikut, në njësinë administrative Ndroq.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndau dhe foto nga riparimi i urës.

Ministri Vengu tha se “ura është tashmë plotësisht e aksesueshme për automjete deri në 40 tonë, duke garantuar qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë”.

“Gjatë procesit, u morën të gjitha masat e nevojshme për rikonstruksionin e bazamentit të këmbës së urës së Mnikut. Për të mundësuar një punë të plotë dhe të sigurt, u bë bllokimi i përkohshëm i qarkullimit, u ngrit ura dhe u çmontuan rreth 3 metra të saj për të lehtësuar ndërhyrjen”, u shpreh Vengu.

Ministri i Mbrojtjes tha se ura është funksionale dhe e hapur për të gjitha mjetet në standardin e përcaktuar.