Punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë-Dogana Qafë Thanë, me gjatësi 3 km, një nga akset më të rëndësishme që lidh Shqipërinë me vendet fqinje kanë përfunduar.Punimet përfshinë riparimin e shtresave asfaltike të dëmtuara, vendosjen e sinjalistikës horizontale, si dhe përmirësimin e sinjalistikës vertikale për një orientim më të mirë dhe përforcim të masave të sigurisë në rrugë.

Ky investim vjen në një kohë kur fluksi i automjeteve në këtë segment është në rritje, duke pasur parasysh rëndësinë e tij strategjike në lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe më gjerë.