Në qytetet e Elbasanit dhe Cërrikut po zhvillohet një projekt i rëndësishëm rinovimi për ndërtesat shumëfamiljare, me fokus në efikasitetin energjetik.Projekti parashikon rinovimin e 4 ndërtesave me sipërfaqe 6194 m2. Përfitues do të jenë 75 familje.
Investimi përfshin ndërhyrje të ndryshme, si izolimi termik i ndërtesave, vendosja e dritareve efikase dhe përdorimi i teknologjive të qëndrueshme.
Këto masa synojnë të reduktojnë ndjeshëm konsumin e energjisë, si dhe ndotjen mjedisore, duke sjellë përfitime direkte për komunitetin dhe mjedisin.
Sipas ministres Balluku, projekti është pjesë e një strategjie më të gjerë të qeverisë për të rritur standardet e jetesës në vend.





