Këshilli i Ministrave miratoi dorëzimin e 150 apartamenteve të reja të banimit për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kalimin te Bashkia Krujë të 150 njësive individuale të banimit.
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Krujë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.