Rindërtimi i vendit ka të ngjarë të kërkojë një total prej 587,7 miliardë dollarësh gjatë 10 viteve të ardhshme.

Strehimi, transporti dhe infrastruktura e energjisë kanë mbajtur peshën kryesore të dëmit.

Dëmi vetëm në strehim vlerësohet në më shumë se 60 miliardë dollarë, dhe sektori i transportit rreth 40 miliardë dollarë.

“Që nga 31 dhjetori 2025, 14% e banesave është dëmtuar ose shkatërruar, duke prekur mbi 3 milionë familje”, thuhet në raport.

Në terma gjeografikë, dëmi i shkaktuar është përhapur kryesisht në të gjithë Ukrainën lindore dhe rajonin përreth kryeqytetit Kiev.

Rreth 75% e dëmit total u regjistrua në zonat në vijën e frontit.

Shumë nga paratë e nevojshme për rindërtim duhet të shkojnë për strehim, transport dhe energji, thuhet ne raport.

“Por, fondet për tregtinë dhe industrinë, si dhe bujqësinë, sigurimet shoqërore, gjenerimin e të ardhurave dhe asgjësimin e eksplozivëve të mbetur ishin gjithashtu të nevojshme”, tha ai.

Në raportin e fundit të tillë që mbulonte periudhën deri në fund të vitit 2024, vlerësimi i kostos totale të rindërtimit ishte 524 miliardë dollarë.