Tërmeti i nëntorit të vitit 2019 shkaktoi dëme të mëdha në 11 bashki, duke përfshirë objekte të shumta të trashëgimisë kulturore. Për të ndihmuar Shqipërinë të rehabilitojë këto objekte, BE-ja nisi projektin EU4Culture, zbatuar nga UNOPS në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës. Ky projekt ka si qëllim rehabilitimin dhe rivitalizimin e objekteve të trashëgimisë kulturore që u dëmtuan nga tërmeti. Delegacioni i BE-së në vendin tonë bën të ditur se 7️ nga 19 objekte të trashëgimisë kulturore janë përfunduar. EU4Culture përqendrohet te rinovimi dhe rijetësimi i siteve kryesore të trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti dhe përfaqëson një ndër programet më të mëdha të trashëgimisë kulturore të financuara nga Bashkimi Evropian, me një buxhet total prej 40 milionë euro. I bazuar në parimin “Rindërtojmë më mirë”, “EU4Culture” fokusohet në rinovimin e siteve kryesore të trashëgimisë kulturore në përputhje me Kuadrin e Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë. Paralelisht, projekti synon të rrisë potencialin turistik të Shqipërisë, duke kontribuar drejtpërdrejtë në rimëkëmbjen socio-ekonomike në nivel vendor dhe rajonal. Për këtë arsye, një vëmendje e veçantë do t’u jepet teknologjive novatore, duke përfshirë narrativat dixhitale dhe krijimin e produkteve multimedia të projektuara për t’u përdorur nga të gjithë. Njëkohësisht, projekti mbështet përmes granteve sipërmarrjet lokale, artizanatin dhe iniciativat kulturore që zhvillohen rreth siteve të përzgjedhura, duke i dhënë një shtysë të drejtpërdrejtë ekonomisë vendase.
Rindërtim, BE: 7️ nga 19 objekte të trashëgimisë kulturore janë përfunduar
RELATED ARTICLES