Qeveria do të rimbursojë plotësisht akcizën e gazit për sektorët industrialë, agroindustrialë apo prodhimin e serrave. Aktualisht ligji parashikon rimbursimin e hidrokarbureve, pra të gazoilit dhe të mazutit, i cili përdoret për ngrohje apo për procese industriale. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot, në një deklaratë për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se kjo është një masë që i vjen në ndihmë bizneseve që operojnë në sektorin prodhues. “Gjatë viteve të fundit shumë kompani, duke dashur dhe të mbrojnë ambientin e të shkëputen nga përdorimi i atyre produkteve që kanë emetim të lartë të karbonit, kanë filluar të përdorin gazin, dhe kjo është arsyeja që ne në vendimin e Këshillit të Ministrave, në zbatim të ligjit, kemi përfshirë dhe rimbursimin e plotë të gazit, për këto procese teknologjike”, tha Ibrahimaj. atsh
Rimbursohet akciza e gazit për bizneset prodhuese
RELATED ARTICLES