Rimbursimet e TVSH-së, 55 milionë euro në 4-mujorin e parë të vitit

0
4

Për periudhën janar-prill 2025, administrata tatimore ka rimbursuar TVSH-në kundrejt bizneseve në një vlerë totale prej 55 milionë euro.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bën të ditur se, në këto katër muajt e parë të këtij viti, janë 539 subjekte të rimbursuara.

Nga totali i rimbursimeve, 80% e kërkesave janë miratuar pa kontroll.

Sipas PDT, rimbursimet e TVSH-së, gjatë 4-mujorit 2025, janë realizuar duke reduktuar kohën e pritjes, ulur numrin e kontrolleve dhe lehtësuar tatimpaguesit.