Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 1 294 661 lekësh, e cila do të përballohet nga buxheti i bashkisë Fier.
Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi.
Pronarët duhet të paraqesin dokumentacionin justifikues për likuidim pranë bashkisë Fier, ndërsa kjo e fundit ka detyrimin të kryejë procedurat e likuidimit.
Ndërkohë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi duhet të nisë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë që shpronësohen.