Projekti rikualifikues që shtrihet në 170 hektarë të parkut parashikon investime në infrastrukturë për xhiro me biçikleta, kullat e vëzhgimit për shpendët, vijat ujore që mund të përshkohen me varka apo edhe mjetet elektrike miqësore me mjedisin. Rikualifikimi i projekti po zbatohet në bashkëpunim mes Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe AADF. Të gjitha ndërhyrjet janë bërë me qëllim ruajtjen e mjedisit dhe biodiversitetit të zonës, si edhe do të pasohet nga një plan menaxhimi. Ky projekt lejon që vizitorët të mos shëtisin vetëm në pedonalen e Drilonit, por përmes kalimeve dhe urave të shkohet deri tek burimet e Drilonit dhe në Tushemisht. atsh
Rikualifikimi i Drilonit:Destinacion për të gjithë vizitorët
RELATED ARTICLES