Këshilli i Ministrave, miratoi disa shtesa dhe ndryshime “Për shpronësimet, për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi akseve rrugore ‘Unaza Lindore’, Loti i II dhe problematikat e rrugëve dytësore të objektit”. Sipas këtij vendimi, vlera e kompensimit 51 783 837.3 lekë” zëvendësohet me vlerën 52 861 542.3 lekë”. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 52 861 542.3 lekësh, përballohet: 51 783 837.3 lekë, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar; Vlera prej 1 077 705 lekë, nga buxheti i shtetit, llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.