Për zbatimin e kësaj mase do të alokohen rreth 1,5 miliardë lekë në vit.

Aktualisht janë të regjistruar rreth 100 mijë fermerë me NIPT në të gjithë vendin, të cilët mund të shesin prodhimet e tyre pa faturë TVSH-je, përmes autofaturës që plotësohet nga blerësi.

Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së në masën 20% për fermerin kalonte nëpërmjet përpunuesve.  Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. Fillimisht në 2019-ën, TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të përpunuara mbeti 20%. Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet nga fermerët. Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte për fermerët

Ndryshimet e reja synojnë të rrisin konkurrueshmërinë e prodhimeve vendase dhe të përmirësojnë pozitat e fermerëve në treg