Investimi i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me bashkinë Krujë për rikonstruksionin e fushës së vjetër të sportit në qytetin e Krujës po merr formë.

FSHF bën të ditur se, kanë përfunduar me sukses sistemi i drenazhimit dhe bazamenti i fushës, ndërsa shumë shpejt do të nisin punimet për shtrimin e tapetit artificial.

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një inspektim të punimeve në terren. Pamela Ndocaj, specialiste e Departamentit të Projekteve, ishte e pranishme së bashku me Yllka Sheta Kukalajn, nënkryetare e bashkisë Krujë, ku u njohën nga afër me ecurinë e projektit.

FSHF është bashkëfinancuese me bashkinë Krujë në këtë projekt dhe, Pamela Ndocaj, tha se ky investim ka rëndësi të veçantë pasi rikthen identitetin sportiv të fushës së vjetër të qytetit.