Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci priti në një takim sportistët shkodranë, që kanë fituar titullin kampion për të 17-in vit radhazi dhe janë shpallur fitues të Kupës së Shqipërisë.

Gjatë takimit Beci iu premtoi atletëve mbështetjen e bashkisë së Shkodrës.

“Me kampionët e atletikës, sportistët shkodranë që kanë fituar titullin kampion për të 17-in vit radhazi dhe janë shpallur fitues të Kupës së Shqipërisë. I sigurova për mbështetje të pakursyer dhe shumë shpejt do të nisim rikonstruksionin e palestrës së atletikës pranë stadiumit “Loro Boriçi””, tha Beci.

Kryebashkiaku Beci u shpreh se “ky investim do të përmirësojë jo vetëm infrastrukturën, por edhe kushtet e stërvitjes për kampionët tanë”.

Vllaznia e Shkodrës ka triumfuar në kampionatin Kombëtar U-20 në Atletikë, i cili u zhvillua në “Elbasan Arena”