Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERikonceptim për Muzeun Etnografik të Beratit

Rikonceptim për Muzeun Etnografik të Beratit

Në Berat vijon me ritme të shpejta puna për rikonstruksionin e Muzeut Etnografik, një nga më të vizituarit në qytetin e “një mbi një dritareve”. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, kryetarin e Bashkisë së Beratit Ervin Demo dhe kryetari i qarkut Donald Molishti inspektuam punimet në këtë muze. “I ngritur në një ndërtesë monument kulture e kategorisë I, muzeu, ku ruhet një koleksion prej 1300 objektesh, po i nënshtrohet restaurimit dhe konservimit, si dhe rikonceptimit muzeor nën një dritë të re”, tha Margariti në një postim në rrjetet sociale. Ky projekt është një investim që po merr jetë falë financimit të Këshillit të Qarkut, Berat në kuadër të projektit “Turizmi Taktik”, Interreg IPA II, Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Greqi – Shqipëri 2014 – 2020, që do të nxjerrë edhe më në dritë pasurinë etnografike beratase. Në Muzeun Etnografik në Berat janë ekspozuar objekte të ndryshme si kostumet popullore, im­provizimi i një pazari të vjetër, ndërsa në katin e sipërm ndodhen disa shembuj të dhomave me funksionet përkatëse dhe mënyra e jetesës familjare të zonës së Beratit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ