Policia e Shtetit bën të diur se është rihapur për qarkullimin e automjeteve aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë, e cila ditën e djeshme u bllokua për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Gjithashtu dhe akset rrugore Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë, Bulqizë – Ura Vashës-Klos, Klos-Burrel-Ulëz, janë të hapura. Mbrëmjen e djeshme, Policia e Dibrës u angazhua maksimalisht duke i’u ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve dhe pasagjerëve që mbeten të bllokuar në Qafë Murrizë, ku me mjetet e policisë të kalueshmërisë së lartë bënë evakuimin e tyre. Sipas Policisë, firmat e mirëmbajtjes së këtyre akseve rrugore po vijojnë në hedhjen e kriprës dhe pastrimin e rrugës nga akulli. Policia e Dibrës bën të ditur se është e gjitha në gadishmëri të plotë dhe i’u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës, të shmangin lëvizjet e panevojshme në rrugë, të tregojnë kujdes maksimal pasi ka prezencë akulli në rrugë, të përdorin gomat dimërore dhe mos të qarkullojnë pa mjetet antirrëshqitëse.
Rihapet për qarkullimin e automjeteve rruga e Arbrit
RELATED ARTICLES