Rihapen programet e doktoraturës në UBT

0
10

Ministri Federal i Gjermanisë për Bujqësinë dhe Ushqimin, Cem Özdemir, gjatë vizitës zyrtare që zhvilloi në Tiranë, me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, u takua edhe prof. dr. Fatbardh Sallaku, rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ministrja Krifca publikoi në rrjete sociale foto nga ky takim, teksa vuri në dukje, se “diskutuan mbi një ndër punët e mira të këtij viti që kemi bërë bashkërisht për UBT-në, për rihapjen e programeve të doktoraturës mbështetur financiarisht edhe përmes qeverisë gjermane”. “Një program që jam e sigurt që do i japë një frymë tjetër zhvillimi kërkimit shkencor dhe kualifikimit të këtyre doktorantëve në fushat të nevojshme për bujqësinë dhe zhvillimin rural, duke ofruar për herë të parë programe të përbashkëta me universitetet e mirënjohura në Europë, si Universiteti Giessen (Gjermani), Instituti IAMO (Gjermani), Universiteti Karlsruhe (Gjermani), University of Hohenheim (Gjermani), Universiteti BOKU (Austri), etj”, theksoi Krifca. Ministrja tha se ky bashkëpunim synon përfshirjen e sa më shumë të rinjve në sektorin bujqësor dhe rural, kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj. “Gjithashtu, deklaroi ministrja, synojmë forcimin e bashkëpunimit ndërmjet universitetit, sektorit publik dhe privat në Shqipëri si dhe integrimin e njohurive teorike me ato praktike, duke përfshirë shembujt më të mirë të Bashkimit Evropian”.https://ata.gov.al/2022/11/15/rihapen-programet-e-doktoratures-ne-ubt/