Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit njoftoi se, romani “Ridënimi”, i shkrimtarit Fatos Lubonja, është kandidat për çmimin letrar “Angelus” 2025.
Vepra e përkthyer në polonisht, është një prej 14 librave që garojnë për çmimin “Angelus”, çmimi për Letërsinë e Evropës Qendrore.
“Ridënimi” (Drugi wyrok) i autorit Fatos Lubonja është përkthyer në gjuhën polake me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit falë “Fondit të Përkthimit Letrar nga Gjuha Shqipe në Gjuhë të Huaj”, një fond i përvitshëm nga QKLL.
Ky libër që vjen në gjuhën polake nën përkthimin e Dorota Horodyska dhe botuar nga shtëpia botuese polake “Pogranicze” i përket gjinisë së kujtimeve dhe është një ndër librat më të rëndësishëm të kujtesës.
“Angelus”, çmimi për Letërsinë e Europës Qendrore, vlerësohet si çmimi më i rëndësishëm në fushën e prozës së përkthyer në gjuhën polake.
QKLL bëri të ditur se, lista përfundimtare prej shtatë titujsh të nominuar për “Angelus” 2025 do të zbulohet në shtator.