Kontraktori gjerman i mbrojtjes ”Rheinmetall” do të furnizojë Ukrainën me 14 tanke ”Leopard 2” vitin e ardhshëm, deklaroi kompania ndërsa njoftoi një marrëveshje kontraktuale me përfaqësuesit e qeverisë gjermane, holandeze dhe daneze. Danimarka dhe Holanda deklaruan se ”do të furnizonin së bashku Ukrainën me 14 tanke kryesore luftarake ‘Leopard 2A4”. Tanket nuk duhej të vinin nga stoqet e vendeve, por do të bliheshin nga stoqet e industrisë gjermane, do të riparoheshin dhe më pas do t’i dhuroheshin Ukrainës. Kostot u vlerësuan në rreth 165 milionë euro (180 milionë dollarë) në atë kohë. Tanket do të dorëzohen gjatë vitit 2024, me ”Leopardin” e parë që pritet të arrijë në Ukrainë në janar. Kievi u ka kërkuar vendeve perëndimore të mbështesin luftën e tij kundër luftës agresioni ruse duke furnizuar tanke. Gjermania dhe disa shtete të tjera evropiane kanë furnizuar tashmë modele të ndryshme të tankeve ”Leopard”, ndërsa vende të tjera si SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë dërguar marka të tjera. atsh
”Rheinmetall”,14 tanke ”Leopard 2”Ukrainës
RELATED ARTICLES