Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRezerva valutore arriti në 5 miliardë euro

Rezerva valutore arriti në 5 miliardë euro

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në fund të muajit shkurt të këtij viti, rezerva valutore arriti shumën e pothuajse pesë miliardë eurove. Sipas BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rezerva valutore shënoi rënie të lehtë. Forcimi i lekut në kursin e këmbimit kundrejt valutave kryesore dhe sidomos ndaj euros dha ndikim në uljen e vlerës së rezervës valutore, krahasuar me 2022. Qëllimi kryesor i rezervës valutore është mbulimi i nevojave emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, por ajo mund të përdoret edhe si instrument rregullues në raste të çrregullimit të kursit të këmbimit ose në funksion të objektivave ligjorë të Bankës së Shqipërisë. Banka e Shqipërisë, në funksion të menaxhimit të rezervës valutore, kryen edhe blerje të valutës, në tregun valutor sipas një programi të paracaktuar më parë. Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë ka parashikuar të blejë nga 160 deri në 220 milionë euro. Kjo shumë përfaqëson një rritje të konsiderueshme në raport me shifrat e vitit të kaluar, kur blerjet e valutës vlerësohen në afërsisht 140 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments