Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALERezerva energjetike në kaskadën e Drinit, 722.9 GWh

Rezerva energjetike në kaskadën e Drinit, 722.9 GWh

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prodhimi ditor në HEC-et e kaskadës së Drinit, llogaritet 17 000 MWh, ndërsa rezerva energjetike zbret në 722.9 GWh. KESH bëri të ditur se, niveli i liqenit në hidrocentralin e Fierzës është aktualisht 278.62 m, ndërsa prurjet janë vetëm 60 m3/s. “Prurjet natyrore në kaskadë janë 87 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 278.62 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 174.08 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.67 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bëri të ditur KESH. Prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës llogariten 60 m3/s, në HEC-in e Komanit 20 m3/s, ndërsa në atë të Vaut të Dejës, 7 m3/s.http://ata.gov.al/2022/08/15/kesh-rezerva-energjetike-ne-kaskaden-e-drinit-722-9-gwh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments