Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRezerva energjetike, 55% më pak se korriku 

Rezerva energjetike, 55% më pak se korriku 

Rezerva energjetike në Kaskadën e HEC-eve të Lumit Drinit në javën e parë të nëntorit, është 55% më pak në krahasim me muajin korrik të këtij viti. Të dhënat janë publikuar nga Korporata Elektorenergjetike Shqiptare. Sipas saj rezerva është 436 GWh. Liqeni i Fierzës, HEC-i kryesor i kaskades është në kuotën e 267.37 metra, nivel thujase i njëjtë me fillimin e muajit shtator, kur u shënua një tendencë në rënie në raport me korrikun. Sipas statistikave përgjysmimi i rezervës energjetike është i ngjashëm me atë të vitit të kaluar. Në fundin e muajit maj 2021 rezultoi në nivelin maksimal prej 1 520 GWh dhe në fund të muajt gusht kjo rezervë energjitike shkoi në 628 GWh. Mosruajtja e rezervës hidrike është kritikuar nga Enti Rregullator i Energjisë, pasi ruajtja e saj përbën një garanci për sigurinë energjetike të vendit. Ndërkaq, teksa për muajin tetor e deri më tani rezerva ka mbetur në nivele të pandryshuar, KESH ka kryer një sërë proceduraacsh tenderuese për blerjen e energjisë elektrike. Blerja e fundit u bë në fillim të muajit nëntor, duke shpenzuar në total 7.6 mln euro. Këto blerje janë kryer me çmime më të ulta, duke qenë se tendeca e çmimeve në bursat ndërkomëbatre ka qenë në rënie, për shkak të uljes së çmimit të gazit. Së bashku me blerjet për nëntorin, fatura për blerjen e energjisë që nga fillimi i vitit shkon në rreth 351 mln euro.https://lajme.rtsh.al/artikull/situata-ne-kaskaden-e-hec-eve-te-drinit-rezerva-energjetike-55-me-pak-se-korriku-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments