Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETARevolucionari arbëresh, kryeministri italian Françekso Krispi

Revolucionari arbëresh, kryeministri italian Françekso Krispi

Më 4 tetor 1818 lindi Françesco Krispi revolucionar arbëresh, kryeministër i Italisë, atdhetar, luftëtar për të drejtat shoqërore dhe burrështetas i njohur. Ishte ndër protagonistët kryesorë të Rilindjes italiane dhe një mik i ngushtë e mbështetës i Giuseppe Mazzinos dhe Giuseppe Garibaldit. Krispi konsiderohet si njëri nga arkitektët e bashkimit të Italisë në vitin 1860. Lindi në një familje arbëreshe në Robera të Sicilisë. Kreu seminarin greko-shqiptar të Palermos ku edhe u diplomua. Krispi ishte kryeministër i Italisë për gjashtë vjet, nga 1887 deri në 1891 dhe përsëri nga 1893 deri në 1896; ai ishte kryeministri i parë i Italisë Jugore. Krispi ishte i njohur ndërkombëtarisht. Fillimisht, një atdhetar italian i ndritur dhe liberal demokrat, më vonë u njoh si kryeministër i zjarrtë e autoritar. Karriera e tij përfundoi mes polemikave dhe dështimeve: ai u përfshi në një skandal të madh bankar dhe ra nga pushteti në 1896 pas humbjes shkatërruese të Betejës së Adva, e cila ndikoi ambiciet koloniale të Italisë mbi Etiopinë. Vdiq më 12 gusht të vitit 1901.http://ata.gov.al/2022/10/04/perkujtohet-revolucionari-arberesh-kryeministri-italian-francekso-krispi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments