Muzeu Etnografik i Krujës është restauruar dhe përmirësuar me teknologjinë më të fundit nga programi i Bashkimit Evropian “EU4Culture”, udhëhequr nga ekspertët e UNOPS. Delegacioni i BE në Tiranë ndau sot pamje nga restaurimi i këtij muzeu me një trashëgimi të pasur kulturore. Muzeu Etnografik të Krujës është një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë. Ky muze i është nënshtruar procesit të restaurimit përmes Programit të Bashkimit Evropian “EU4Culture”, me mbështetjen e një ekipi të konservimit nga Instituti i Konservimit në Universitetin e Arteve të Aplikuara në Vjenë, krahas specialistëve shqiptarë të angazhuar në procesin e restaurimit dhe rijetësimit të monumentit. Ky muze është atraksion i rëndësishëm dhe ndër më të vizituarit nga turistët nga e gjithë bota, që dëshirojnë të njohin kulturën shqiptare. Muzeu Etnografik i Krujës ndodhet brenda kalasë së Krujës. Ky muze është ngritur në shtëpinë e familjes Toptani. Ajo është një ndërtesë e tipit “çardak” e vitit 1764. Banesa është Monument Kulture i Kategorisë I. Në mjediset e brendshme dhe të jashtme të muzeut ekspozohen një pamje e plotë e zejeve të ushtruara në Krujë dhe në të gjithë Shqipërinë, si edhe mënyra e jetesës së popullsisë mbi 300 vite më parë.
Restaurohet me teknologjinë më të fundit Muzeu Etnografik i Krujës
RELATED ARTICLES