Punimet restauruese në Gjirokastër po ruajnë pamjen origjinale të qytetit që mbledh me dhjetëra mijë turistë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

Kështu, tashmë ka përfunduar edhe restaurimi i banesës “Angonatët”, e cila ruan karakteristikat e qytetit.

Ky kompleks banimi është një dëshmi e rrallë e arkitekturës gjirokastrite, ku dritaret e shumta, ballkoni unikal dhe prania e tre oborreve tregojnë për zhvillimin e banesës qytetare dhe përshtatjen e saj me kohën.

Kjo banesë gjendet në pikën më të dukshme të qytetit. Ajo është ndërtuar në vitin 1881 dhe është një shembull kuptimplotë për të treguar zhvillimin e banesës gjirokastrite dhe aftësinë e saj për t’iu përshtatur kushteve të jetës në zhvillim. Banesa është e ndërtuar me mure guri shtresor. Dhomat janë të pajisura me tavane dekorativë dhe mjaft elementë të tjerë dekorativë