Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër por kryen ndërhyrjen më të madhe në trashëgiminë kulturore të Gjirokastrës brenda një viti.
Në qarkun e Gjirokastrës po realizohen një sërë projektesh restaurimi me rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe promovimin e pasurisë kulturore.
Aktualisht janë në proces disa projekte në Monumente Kulture të Kategorisë I: restaurimi i Urës së Mesit pjesë e Tri Urave të vogla mbi përroin e Zerzebilit, ndërhyrje emergjente për “Urën mbi Përroin e Benjës”, restaurimi i Urave të Kollorcës, Glinës dhe Haskovës, restaurimi i murit perëndimor në “Banesën Fico”.
Ndërkohë, të tjera projekte pritet të nisin. Mes tyre është restaurimi i “Kishës së Manastirit të Shën Mëri Spilesë”, banesa e Angonatëve, “Sarajet e Myfit Beut”, në Libohovë dhe kisha e Manastirit të Shpërfytyrimit, në fshatin Çatistë.
Në bashkëpunim me CHWB janë duke u restauruar kishat përgjatë Luginës së Drinos: Manastiri i Shën Qirjakut dhe Julitës në Dhuvjan dhe Manastiri i Ungjëllizimit në fshatin Vanistër.
Ndërsa në bashkinë Përmet është duke përfunduar restaurimi i kishës së “Shën e Premtes”.
Sipas DRTK Gjirokastër, duke mbrojtur trashëgiminë kulturore, rritet edhe tërheqja turistike si dhe kontribuohet në zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit.