Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDIS“Rest Less”: Shqipëria mes 12 vendeve evropiane më mahnitëse për t’u zbuluar

“Rest Less”: Shqipëria mes 12 vendeve evropiane më mahnitëse për t’u zbuluar

Ndërsa udhëtimet mund të jenë shumë të shtrenjta, disa vende të bukura dhe magjepsëse ofrojnë alternativa për të kaluar pushime me kosto të ulët, shkruan në një artikull Selene Nelson, të botuar në të përditshmen britanike restless.co.uk. Evropa është shtëpia e disa prej vendeve më të mrekullueshme, të larmishme në botë, të cilat ofrojnë çmime efektive për t’u vizituar. Kështu që, nëse po ëndërroni për pushime në Evropë në vitin 2024, kjo mund të bëhet realitet. Në kemi perzgjedhur 12 vendet më të lira për t’u vizituar në Evropë; Shqipëria, Bullgaria, Mali i Zi, Hungaria, Sllovenia, Portugalia, Republika Çeke, Estonia, Rumania, Sllovakia, Polonia, Bosnje-Hercegovina.

Shqipëria

E izoluar nga pjesa tjetër e kontinentit përgjatë shekullit të XX, Shqipëria ka qenë prej kohësh një nga sekretet e ruajtura më së miri të Evropës. Sot portat e saj janë të hapura dhe shumë shpejt vendi do të mbipopullohet nga turistët dhe bukuritë e Shqipërisë do të bëhen më të njohura. Përpara se Shqipëria të preket nga turmat masive, zbuloni këtë vend jashtëzakonisht të larmishëm dhe një nga enigmat më të mëdha të kontinentit. Vija bregdetare gjarpëruese, e quajtur Riviera Shqiptare është e mbushur me plazhe ëndërrimtare me ujëra në ngjyrë blu të thellë dhe vendpushime magjepsëse, si Dhërmiu dhe Ksamili. Akomodimi, ushqimi dhe udhëtimi janë mjaft të lira. Në brendësi të vendit, do të gjeni male të larta, kala, kështjella dhe rrënoja të panumërta të lashta greke dhe romake. Nëse jeni adhurues i historisë, aventurave apo i apasionuar pas plazhit, Shqipëria ofron gjithçka për të gjithë. Kryeqyteti i gjallë, Tirana, është një vend i shkëlqyer për të eksploruar pjesën tjetër të Shqipërisë dhe është një nga qytetet më të përballueshme në Evropë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments