Reshjet e dëborës në Korçë: Të gjitha akset të kalueshme

0
22

Të gjitha akset që lidhin Korçën me zonat malore janë të kalueshme pas reshjeve të dëborës në 24 orët e fundit. Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo në një postim në rrjetet sociale. “Ka përfunduar që në orët e mëngjesit edhe pastrimi nga bora i rrugës Shtyllë – Panarit në segmentin e saj më të vështirë në Mashkullorë”, tha Filo. Rënia e temperaturave, shoqëruar me reshje shiu dhe bore kryesisht në zonat veriore dhe lindore ka krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. ATA