E hëna ka nisur me mot të kthjellët por të ftohtë. Meteorologu Hakil Osmani thekson se e marta do të sjellë reshje shiu në vend ndërsa në zonat veriore pritet edhe dëborë. Edhe pjesa tjetër e javës do të jetë me mot të paqëndrueshëm, me rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore dhe reshje bore në verilindje. “Edhe dhe pse dita e sotme do të sjellë mot me diell në të gjithë territorin shqiptar, pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në orët e pasdites dhe vonë në darkë. Më të shpeshta do të jenë gjatë ditës së martë, duke krijuar mundësira për reshje të pakta shiu si fillim në orët e mesditës në zonat veriore dhe më pas në orët e mbrëmjes në zonat veriore si pasojë e rënies së temperaturave, do të konvertohen në reshje dëbore. Parashikohet që në orët e vona të natës, e gjithë Ultësira Perëndimore të rrezikohet nga momente të pakta me pika shiu. Edhe pjesa tjetër e mbetur e javës do të jetë me mot të paqëndrueshëm, duke bërë që në Ultësirën Perëndimore të kemi reshje shiu, herë pas here do të jetë edhe në formën e rrebesheve ndërsa në zonat malore do të kemi rishfaqje të flokëve të dëborës, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat verilindore. Për sa i përket temperaturave të ajrit, maksimumet gjatë ditës së sotme do të regjistrojnë jo më shumë se 17 gradë celcius, do të kemi një rritje të ndjeshme ditën e martë duke bërë që maksimumet të ngjiten 19-20 gradë por sërish pjesa tjetër e javës do të ketë rënie, duke bërë që maksimumet të luhaten në 16 apo 17 gradë. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore do të luhaten nga 0 deri në 2 gradë celcius gjatë kësaj jave”, theksoi meteorologu./abcnews.al