Zonat malore të bashkisë Shkodër janë përfshirë nga reshjet e dëborës. Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci tha se “firmat kontraktuese janë në terren për të mbajtur të hapur këtë segment rrugor, për të gjitha automjetet”. Kryebashkiaku Beci i bëri apel drejtuesve të mjeteve se duhet të jenë të pajisur me goma dimri dhe zinxhirë, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore gjatë kalimit në këtë aks rrugor. Beci bëri të ditur se “bashkia ka ndërhyrë së bashku me firmën kontraktuese të rrugës për lëvizjen e një grupi turistësh, që udhëtonin nga Thethi në drejtim të Shkodrës me mjete me goma vere”.