Në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar, pa sjellë probleme në qarkullim. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se mjetet borëpastruse dhe punëtorët e mirëmbajtjes janë në terren duke punuar pa ndërprerje. Sipas ARRSH-së, rrugët janë të hapura për qarkullimin e mjeteve. “Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e më sipërme, që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, apelon ARRSH.
Reshje bore në akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Qafë Qarri-Ersekë
RELATED ARTICLES