Friday, October 18, 2024
HomePARASHIKIMI MOTIT“Reshje bore dhe vranësira”, sinoptikani Osmani: Gjatë festave të fundvitit priten temperatura...

“Reshje bore dhe vranësira”, sinoptikani Osmani: Gjatë festave të fundvitit priten temperatura të…

Sinoptikani Hakil Osmani në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24 ka folur për parashikimin e motit për ditët në vijim. Për sa i përket temperaturave për ditën e nesërme, Hakili u shpreh se pritet një mot i qëndrueshëm. Po kështu u shpreh edhe për motin gjatë festave të fund vitit, ku ndër të tjera tha se vendi pritet të përfshihet nga temperatuart e ulëta deri në -5 gradë Celsius.“Orët në vijim mbeten në mbizotërimin e vranësirave. Duke filluar në orët e mbrëmjes do kemi përmirësim të temperaturave dhe motit të qëndrueshëm, pritet të ketë një përmirësim të temperaturave po ashtu, sot ka pasur një prezencë të një mase të ftohtë ajrore. Vlera deri në -3 gradë celsius është regjistruar sot. Dita e diel do të sjellë një tjetër ulje të temperaturave, pritet deri në-5 gradë celsius. Dita e dielë do sjellë përmirësim edhe për sa i përket parametrave të erërave. Për sa i përket periudhës së festave të fund vitit, pritet një mot më i qëndrueshëm temperaturat e ajrit do të jenë të larta për javën në vazhdim. Ende nuk mund të them se jemi në kulmin e dimrit, pasi është vetëm fillimi i stinës.”, u shpreh Osmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments