Vendi ynë gjatë kësaj jave do karakterizohet kryesisht me mot të qëndrueshëm. Meteorologu Akil Osmani thotë se dita e martë dhe e enjtja në një pjesë të territorit do ketë reshje shiu, ndërsa të premten kthjellimet do jenë dominuese, në pjesën më të madhe të vendit. “Dita e hënë dhe dita e martë do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta në zonat veriore dhe qendrore duke krijuar mundësi me reshje shiu. Gjatë ditës së sotme zonat veri-perëndimore dhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe mëngjesit të martë do jenë prezente reshjet e pakta të shiut. Duke filluar nga pasditja e ditës së martë do kemi përmirësime. Dita e premte do të sjellë intervale të gjata me kthjellime në ultësirën perëndimore, kurse në zonat malore do ketë vranësira, por nuk priten reshje”, tha ai. Temperaturat e ajrit përgjatë javës do luhaten në vlerën nga 32-36 gradë Celsius. “Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do shkojnë 32 gradë, por duke nisur nga e marta do ketë rritje dhe gjatë të premtes do ngjiten në 36 gradë Celsius”, shtoi ai./ n.m. abcnews.al
Home PARASHIKIMI MOTIT Reshje apo ditë me diell? Meteorologu: Temperaturat maksimale deri në 36 gradë...