Republika Çeke është gati të trajnojë pilotët ukrainas të luftës si dhe të vazhdojë të furnizojë Kievin me predha të rënda artilerie, theksoi kryeministri çek, Petr Fiala, pas bisedimeve me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Pragë.

”Stërvitja mund të zhvillohet në aeroportin ushtarak në Namest, rreth 155 kilometra në juglindje të kryeqytetit çek. Mund të organizohet gjithashtu së bashku me shtetet partnere në avionë stërvitorë tip ‘Aero L-159’ ose avionë luftarakë tip ‘F-16”, propozoi Fiala.

Ukraina ka luftuar për më shumë se tre vjet për të zmbrapsur një pushtim në shkallë të plotë rus me ndihmën e Perëndimit.

”Pilotët ukrainas tashmë po ushtrohen në simulatorët e fluturimit të prodhuar në Çeki. Ukraina mund të mbështetet tek ne”, theksoi Fiala.

Zelensky shprehu mirënjohjen e tij për iniciativën çeke për municionet, të cilën ai tha se po funksiononte në mënyrë efektive.

Si pjesë e iniciativës, të financuar nga gati një duzinë vendesh, Republika Çeke po organizon furnizimin me municione artilerie nga vendet e treta.

Rreth gjysmë milioni predha të kalibrit të madh i janë dorëzuar tashmë Ukrainës këtë vit, tha Fiala, i cili supozoi se objektivi prej 1,8 milion predhash do të arrihej deri në fund të vitit 2025