Humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike shënuan rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa prodhimi neto vendas i energjisë pësoi rënie më të theksuar, ndikuar nga mungesa e reshjeve.

Sipas të dhënave zyrtare, humbjet në rrjet arritën në 478 GWh në tremujorin e parë të vitit 2025, nga 483 GWh në tremujorin e parë të vitit 2024, duke shënuar një ulje prej 1,1%.

Në raport me totalin e energjisë elektrike në dispozicion, përqindja e humbjeve zbriti në 21,1%, nga 22% që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke reflektuar një përmirësim të lehtë në eficiencën e shpërndarjes së energjisë.

Ndërkohë, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë tremujor ishte 2.234 GWh, duke shënuar një rënie prej 9,8% në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2024, kur ishin prodhuar 2.478 GWh energji.

Struktura e prodhimit përbëhej nga 45,8% e energjisë u prodhua nga hidrocentralet publike, 46,3% nga hidrocentralet private dhe koncesionare, 7,9% nga prodhues të tjerë.