Pse është kaq i rëndësishëm Liqeni i Ujmanit?

Liqeni i Ujmanit ka sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë. Shtrihet në pjesën veriore të Kosovës, në kufi me Serbinë.

Rreth 9 kilometra katrorë të Liqenit të Ujmanit janë në territorin e Kosovës dhe rreth 2 të tjerë në pjesën e Serbisë.

Ujmani është mbledhësi i ujit më i rëndësishmi për Kosovën.

Kur liqeni mbushet plotësisht me ujë arrin në rreth 370 milionë kub ujë.

Nëse mungon uji i Liqenit të Ujmanit, Kosova mbetet pa energji elektrike, e Prishtina pa ngrohje.

Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Prishtinës furnizohen nga rezervuari i Ujmanit që është më i madhi në Kosovë.

Nga kjo pjesë furnizohen me ujë edhe Mitrovica, Skenderaj, Vushtrria, Drenasi, Fushë Kosova dhe Obiliqi.

Liqeni i Ujmanit është ndërtuar në mes të viteve 1979-1984.

Në Kosovë ekzistojnë edhe liqeni i Batllavës, i Badovcit dhe ai i Radoniqit.