Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRemitancat u rritën në 229,5 milionë euro në 3-mujorin e dytë

Remitancat u rritën në 229,5 milionë euro në 3-mujorin e dytë

Dërgesat e emigrantëve, apo siç njihen ndryshe remitancat, kanë regjistruar një tjetër nivel të lartë në tremujorin e dytë të këtij viti. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë bëjnë të ditur se, për periudhën prilli-qershor 2023, emigrantët sollën pranë familjeve të tyre në Shqipëri 229,5 milionë euro. Sipas BSH-së, remitancat kanë njohur rritje në mbi 37 milionë euro më shumë sesa tremujori i dytë i vitit të kaluar. Ndërkohë që tremujori me prurjet më të mëdha të valutës ka qenë ai i fundit të vitit 2022 me rreth 241,7 milionë euro. Në total vitin e kaluar dërgesat e emigrantëve arritën një total rekord prej 833,7 milionë euro. BSH-ja vëren se, nivelet e larta të remitancave, bashkë me investimet e huaja direkte dhe shpenzimet e turistëve, kanë qenë faktorët kryesore në zhvlerësimin e fortë të valutave në përgjithësi dhe euros në veçanti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments