Numri i krimeve në internet kundër fëmijëve ka shënuar një rekord të lartë. Këtë e treguan shifrat e policisë britanike, sipas të cilave 6.350 krime janë regjistruar në lidhje me komunikimet seksuale me fëmijët deri në muajin mars 2023. Fëmijët nën 12 vjeç përbënin një të katërtën e numrit të përgjithshëm të viktimave. Vajzat ishin në shënjestër në 83% të rasteve kur dihej gjinia. Shoqata Kombëtare për Parandalimin e Mizorisë ndaj Fëmijëve (NSPCC) ka thënë se numri i shkeljeve tregon se pse janë kaq të nevojshme “mbrojtjet novatore” të Projektligjit të Sigurisë Online, pavarësisht kundërshtimit nga gjigantët e teknologjisë për shqetësimet e privatësisë dhe sigurisë. Snapchat është përdorur në 26% të rasteve, ndërsa Facebook, Instagram dhe WhatsApp janë përdorur në 47% të rasteve ku janë regjistruar mjetet e komunikimit. Në total, 150 lojëra, aplikacione dhe faqe të ndryshme janë përdorur me qëllim ngacmimin seksual të fëmijëve. RTSH
Rekord krimesh seksuale ndaj të miturve në internet
RELATED ARTICLES