Rehabilitohet rruga “Vollga”, u shërben 3 mijë banorëve

0
0

Në zonën e Durrësit të Ri ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Vollga”. Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako tha se “rehabilitimi i kësaj rruge 550 metra të gjatë i shërben më shumë se 3000 banorëve të kësaj zone”. Sako u shpreh se “mbajtëm zotimin që kishim marrë ndaj banorëve të zonës dhe komunitetit të biznesit atje”. Bashkia e Durrësit vijon investimet në segmentet rrugore të qytetit, por edhe njësive administrative. Këto investime parashikojnë rehabilitimin e rrugëve, shtrimin me asfalt dhe vendosjen e sistemeve të ndriçimit dhe gjelbërimit në hapësirat e nevojshme.