Rehabilitohen rrugët e Unazës së Bjeshkëve

0
2

Në Tropojë vijon puna për rehabilitimin e rrugëve të Unazës së  Bjeshkëve.

Kryetari bashkisë së Tropojës, Rexh Byberi tha se “kanë filluar punimet për rehabilitimin e rrugës nga Tropoja e Vjetër deri në Bjeshkën e Dobërdolit”.

“Kjo rrugë ka një rëndësi të madhe për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që eksplorojnë bjeshkët madhështore dhe natyrën e paprekur të kësaj treve”, theksoi Byberi në një postim në rrjetet sociale.

Byberi bëri të ditur se me ritme të larta po ecin edhe punimet në aksin rrugor Dragobi–Çerem–Markofçe, duke përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën rrugore në një nga zonat më  të vizituara të Tropojës.

Sipas tij, këto ndërhyrje synojnë të rrisin qasjen, sigurinë dhe zhvillimin turistik e ekonomik të gjithë zonës.

Bjeshka e Dobërdolit është e vendosur në lartësitë e maleve te Tropojës 2200 m mbi nivelin e detit.