Sunday, April 20, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERehabilitohen dy objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore

Rehabilitohen dy objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore

Dy objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Tiranë, Mozaiku në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar dhe ndërtesa e Institutit të ish të Përndjekurve Politikë, po rehabilitohen falë Programit EU4Culture. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian, Christiane Hohmann vizituan sot të dyja dy objektet për të parë vazhdimësinë e punimeve. Margariti tha se, godina e ish-të Përndjekurve Politikë është një nga kantieret e rëndësishme, e përfshirë në programin EU4Culture dhe mbart një histori të hershme në vitet ’30 si Legata Italiane. Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann u shpreh se, “ekipet e restaurimit, të udhëhequra nga ekspertë të UNOPS-it, po bëjnë një punë të mahnitshme. Mezi pres të shoh Mozaikun pa skela si dhe arkitekturën e bukur të ndërtesës së e Ish të Përndjekurve Politikë”. “Nëpërmjet EU4Culture, ne po restaurojmë objektet kulturore të dëmtuara në 11 bashki dhe po mbështesim gjithashtu zhvillimin ekonomik lokal, duke promovuar vendet e trashëgimisë kulturore me një potencial të lartë për turizmin dhe ekonominë më të gjerë të vendit”, theksoi ajo. Punimet restauruese kanë përfunduar në dy site, Kisha e Shna Ndout në Rodon dhe Kisha e T’Shëlbuemit në Rubik, dhe po punohet në 12 site të tjera. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ